




Të enjten krerët e qeverive dhe shteteve të BE ranë dakord që për shkak të variantit të ri të rre zikshëm të virusit, të mënjanohen sa më shumë udhëtimet, por kufijtë të mbeten të hapur për mallrat dhe personat që duhet të udhëtojnë në kufij për shkak të vendit të punës.




Gjermania del në krye dhe ashpërson tanimë nga e diela rregullat e udhëtimit. Më shumë se 20 vende shpallen zona me rre zik të lartë infe-ktimi.




Personat nga këto vende duhet nga e diela të paraqesin me detyrim një test negativ të ko vi d, në rast se duan të hyjnë në Gjermani, po ashtu varësisht nga landi gjerman, ku hyjnë mund të kenë rregulla më të ashpra, pasi landet vetë mund të vendosin rregulla të tyre.




Udhëtarë nga vende të tilla duhet më së voni 48 orë para udhëtimit të kenë bërë një test për Coronën, përveç kësaj ata duhet të qëndrojnë 10 ditë në karanttinë,ditorja.