




Një grua e cila hyri në supermarket pa maskë u kap nga kamera duke hequr të brendshmet e saj, të cilat i përdori për të mbuluar fytyrën.




Gruaja e paidentifikuar, mbështolli të brendshmet e saj të zeza rreth kokës, pasi shitësi nuk pranoi t’i shërbente pa pasur maskë. Ngjarja ndodhi në një supermarket “Pick and Pay” në Afrikën e Jugut.




Në këtë video, e cila u postua në Facebbok gruaja mund të shihet duke biseduar me një roje sigurie ndërsa priste në radhë te arka me gjërat që kishte blerë.