Sherri i Arjolës dhe Atdheut si çift të dashuruarish! Çfarë ndodhi pas njohjes 6-vjeçare dhe konflikti që përfshiu familjarët

Atdheu dhe Arjola kishin një miqësi të ngushtë prej vitesh. Do të duhej “Big Brother” që të zbulohej edhe kjo shoqëri, që prej vitesh jetohej larg vëmendjes së publikut.

Atdheu i Përputhen dhe Arjola Demiri u shprehen në “Big Brother VIP” se ishin miq të mirë prej shumë vitesh, duket se gjërat kanë ndryshuar. Por duket se pak javë pas përfundimit të lojës, raportet kanë ndryshuar dhe aktorja është zënë me Atdheun, duke i dhënë fund kësaj marrëdhënie.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit në “Big Brother” një nga përplasjet më të mëdha të Arjola Demirit ishte ajo me Antonelën dhe për këtë përplasje ishte pikërisht Atdheu, i cili u dërgua nga produksioni brenda në shtëpi, për të dyja vajzat.

Megjithatë Antonela nuk ka qenë shkaktarja e sherrit mes dy miqve. Mes debateve që kanë pasur, kanë qenë të përfshirë motra e aktores dhe miqtë e Atdheut, duke sjellë edhe sherrin mes tyre. Mësohet se Arjola ka qenë shkaktarja e prishjes se kësaj miqësie, madje ajo e ka hequr nga “Instagrami” ish-konkurrentin e Përputhen, duke vulosur kështu shkëputjen e tyre.

Në kohën që aktorja e ’Portokalli’ ishte në “Big Brother” u aludua edhe për një lidhje mes të dyve. Një konflikt i madh është ndezur në shtëpinë e “Big Brother VIP” mes aktores Arjola Demiri dhe ish-protagonistes së Përputhen, Antonela Berisha. Molla e sherrit ishte pikërisht Atdhe Xharavina, i cili ka kohë që shoqërohet me Arjolën, sidomos në Prishtinë ku i shohin shpesh bashkë.

Deri më atëherë nuk dihej asgjë rreth këtij afrimiteti, por u desh hyrja e Antonelës në “BBVIP”, që të trazonte ujërat e showbizit, duke i zbuluar këtë sekret Arjolës, nënë e tre fëmijëve. Antonela në “Big Brother VIP” zbuloi se mes Arjolës dhe Atdheut të “Përputhen” ka pasur dhe ka diçka më shumë përtej miqësisë.

Ajo u shpreh se Arjola nuk e pëlqen atë dhe e urren brenda shtëpisë dhe arsyeja është pikërisht Atdheu.

“Arsyeja e zënkës është Atdheu i Përputhen. Ti ke shkuar e ke pyetur për mua Atdheun. Ka qenë motra e Arjolës, ajo e cila i ka shkruar Atdheut! Pse po të dridhet buza tani kur përmend Atdheun?”, iu drejtua ajo Arjolës gjatë spektaklit.

Antonela e di mirë se Arjola ka diçka me të prej Atdheut, ndërsa vetë aktorja e kundërshtoi, pasi me djalin nga Kosova ajo tha se ka një miqësi prej 6 vitesh. Pyetjes së publikut se anën e kujt mban Atdheu dhe me cilën prej vajzave ka vërtet afeksion, ai iu përgjigj vetë pas spektaklit.

Ai reagoi me anë të postimit të një fotoje krah Arjolës ndërsa shprehej: “Fama është e fundit. Ti je një nënë e përkushtuar, një shoqe e mirë dhe artiste e talentuar. Është momenti që të mbështes unë ty tani!”.

Para se të hynte në “BBVIP”, aktorja e “Portokallisë” Demiri, ndau me ndjekësit një dhuratë të veçantë që mori. Bëhej fjalë për një buqetë të madhe me trëndafila të kuq në formë zemra, ndërsa më mes të saj ishte shkruar germa “A” me trëndafila të bardhë, që nuk dihet ishte A si Arjola apo A si Atdheu.

Por ajo nuk zbuloi se kush ia kishte dërguar dhuratën, ndërsa vuri në dyshime ndjekësit se tashmë një mashkull kishte hyrë në jetën e saj. Aktorja e humorit ka rrëfyer herë pas here detaje nga jeta private në shtëpinë e “Big brother VIP” që askush nuk i dinte. Gjatë javëve të para në “BBVIP”, u aludua se aktorja kishte një pëlqim për Kledin.

Ndërkaq për jetën private të aktores nuk dihet asgjë që nga divorci, duke lënë gjithçka enigmë. Pasi u përfol për një lidhje mes asaj dhe Atdheut, asgjë nuk u konfirmua nga asnjë nga të dy.

Me futjen e tij në shtëpinë e “Big Brother”, Atdheu zbuloi mbështetjen për Arjolën, duke i kërkuar edhe Antonelës të kujdesej për mikeshën e tij. Në takimin me Arjolën, Atdheu u shfaq i relaksuar, duke i çuar të falat e të gjithë familjes.

Takimi i tyre u duk larg një takimi romantik, megjithatë zërat jashtë kanë vijuar të flasin se lidhja mes tyre ishte tepër sekrete, por ka zgjatur disa muaj. Tashmë dy ish-miqtë nuk i flasin më njëri-tjetrit, duke hequr dorë nga 6 vitet e njohjes dhe duke lënë pa sqaruar edhe të vërtetën e lidhjes së tyre./Panorama

Leave a Reply