Sandalet e Arbanës tejkalojnë parashikimet e kujtdo, nuk do e besoni sa kushtuan(Foto)

Moderatorja Arbana Osmani kishte zhgjedhur një veshje fantastike për spektaklin e mbrembshem të “Big Brother VIP”.

Ajo kishte zgjedhur një fustan të shkurtër ngjyrë vjollcë, që kishte një të çarë të vogël në njërën anë. Ai ishte i hapur tek pjesa e dekoltesë dhe kishte mëngë të fryra që arrinin deri tek kyçi i dorës.

Moderatorja i la flokët e lëshuara, të kthyera në një anë dhe me onde të mëdha. Mirëpo vëmendjen e morën sandalet që ajo kishte zgjedhur për t’i kombinuar me fustanin, që i theksonte edhe belin e vogël.

Në një postim në Instastory, ajo tregoi se sandalet ishin të markës “Alexandre Vauthier”, në versionin ngjyrë rozë. Ato i kanë kushtuar Arbanës plot 1,064 dollarë.

Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instastory dy ditë më parë, moderatorja zbuloi se gjëja që pëlqen më shumë të bëjë, është të shpenzojë para.

“’Nuk lodhet kurrë së shpenzuari para’, do thoshte Edi, por në fakt, më pëlqen shumë të udhëtoj dhe nuk lodhem kurrë nga kjo gjë, që do të thotë shpenzim parash”.

Leave a Reply