Saimiri u nda nga Meri dhe ka takuar Generdën në Gjermani? Ja çfarë deklarate ka dhënë ajo


Pas mbarimit të “Love Story”, u përfol se Saimiri ishte takuar me Generdën në Gjermani. Ndjekësit kapën një detaj dhe shkak u bënë postimet nga e njëjta makinë.

Generda ka vendosur të bëjë një bashkëbisedim me ndjekësit dhe ka treguar se që pas mbarimit të spektaklit nuk e ka takuar Saimirin.

Po ashtu edhe Saimiri muajin e kaluar në një intervistë për “Bordo”, tregoi se ai dhe Generda nuk jetojnë në një qytet dhe nuk ka asnjë arsye për ta takuar.

Leave a Reply