Sabiani bën një super por super tatuazh për gocën e tij, e cila nuk e fsheh gëzimin e madh (foto)

Vajza e këngëtarit të njohur, Sabianit, është kthyer në një ndër emrat më të komentuar të showbizit shqiptar. Keisi ka marrë vëmendjen e të gjithëve me bukurinë e format tërheqëse dhe ka mbledhur mijëra ndjekës në profilin e saj në Instagram. Madje, ajo po ndjek hapat e babit dhe i është futur muzikës, teksa shpesh tregon në rrjete sociale se rri thuajse çdo ditë në studio duke punuar.

Megjithëse fokusi i saj i vetëm tashmë nuk është 100% muzika, do të jetë shumë shpejt në një të ardhme të afërt, siç Keisi ka treguar. Ajo është vajza e vetme e shtëpisë dhe pika e dobët e babit, i cili ka realizuar një super tatuazh dedikuar të bijës. Në krahun e tij, këngëtari ka gdhendur gjysmën e portretit të së bijës, bashkuar me gjysmën e fytyrës së një luaneshe.

Ishte vetë Keisi ajo që ndau foton e tatuazhit të Sabianit në InstaStory dhe me siguri duhet të jetë tepër e lumtur për këtë gjest të babait të saj.

Baba e bijë kanë një marrëdhënie për t’u admiruar dhe Sabiani ka treguar se është shoku më i ngushtë i vajzës së tij. Ata ndajnë gjithçka me njëri-tjetrin dhe këngëtari s’e pengon të bijën për asgjë, teksa e këshillon si prind dhe shok gjithashtu.

Leave a Reply