Rrëfimi i Linda Ramëѕ: Në momentin që unë kam filluar të jetoj me Edin…

Linda Rama, bashkëshortja prej 11 vitesh e kryeministrit Edi Rama ka rrë fyer jetën e saj me kreun e qeverisë.

Në një intervistë për “EuroNews Albania”, Ajo është shprehur se ka zgjedhur të mos dalë shpesh në publik , duke thënë se kryeministri është personi, i cili është i zgjedhuri i popullit, duhet të ketë dalje më të shpeshta publike.

“Kam qenë më vizibël deri në momentin kur u martova me Edin dhe fillova të jetoja me të. Profesionalisht gjithmonë flas, kam qenë shumë më aktive, por gjithsesi mu desh që të modifikoja diçka në të gjithë qasjen e shpalosjes në publik. Edhe me audiencat, jo domosdoshmërisht në publik por në audienca sepse ti në momentin që jeton me një politikan sigurisht mund të trajtosh me audiencë profesionin tënd, por ka të ngjarë që lajmi në fakt të jetë i lidhur me pjesën publike të saj që ti je. Për ta shmangur këtë lloj keqkuptimi por edhe për të respektuar vullnetin e njerëzve, sepse kjo është e vërteta, ata kanë zgjedhur Edin për të qenë protagonist, ata kanë zgjedhur Edin për t’i eksperimentuar të gjitha format e tij dhe Edi është shumë më i dobishëm në këtë aspekt për njerëzit kështu që unë kam dashur që t’ja le këtë arenë Edit dhe këtë kam bërë,” tha Znj. Rama.

Linda Rama shtoi se ka zgjedhur të përdorë rrjetin social Tëitter si të vetmen platformë sociale për të komunikuar me publikun në rastet që ajo sheh si të volitshme.

Bashkëshortja e kreut të qeverisë thotë se klima politike dhe publike që rrethon familjen kryeministrore shpeshherë mund të jetë sfiduese, pavarësisht përgatitjes mendore që shumë sulme do të vijnë nga kundërshtarët politikë.

“Në momentin që unë kam filluar të jetoj me Edin, jam martuar me Edin në vitin 2010 dhe dihet që në atë periudhë për disa vite Edi ishte në fokus të shumë sulmeve dhe shumë akuzave të cilat në fakt, ndonjëherë merrnin dhe trajta të paimagjinueshme duke sakrifikuar, duke mos marrë parasysh as gra, as të vdekur dhe as fëmijë. Kjo ishte klima dhe unë kisha vendosur, e dija që kisha vendosur të lidhja jetën me një njëri me vokacion shumë të qartë politik dhe ndërkohë një njeri i cili kishte pretendimin dhe ambicien për tu bërë kryeministri i Shqipërisë,” deklaron znj. Rama.

Duke qëndruar krah kryeministrit socialist Edi Rama, bashkëshortja e tij tregon se pavarësisht eksperiencës shumëvjeçare në përballimin e këtyre sulmeve, Rama vetë shqetësohej thellësisht për pasojat që ato linin tek njerëzit e afërt që nuk kishin zgjedhur politikën.

Leave a Reply