




Më shumë se dy dekada më parë, ajo erdhi në Shqipëri me një mision, të ndihmojë refugjatët nga Kosova që iu larguan tme rreve të lu ftës duke ardhur në tokën mëmë.




Christina Faerber quhet zonja me origjinë nga Gjermania. Ajo është murgeshë katolike dhe që nga ajo kohë, nuk e ka bra ktisur më Shqipërinë.
22 vitet e fundit të jetës ia ka kushtuar të pamundurve dhe atyre që kërkojnë ndihmë. Misionin e saj e ka përqendruar në Shkodër dhe u qëndron pranë veçanërisht fëmijëve në nevojë. Gruaja ka folur në një prononcim për Tv Ora. Tregon e buzëqeshur se është rritur së bashku me njerëzit në nevojë.




“Jemi rritur bashkë… tani fëmijët në këtë qendër ditore, prindërit e tyre kanë qenë grupi i parë i fëmijëve që kemi ndihmuar. Ne mund të përballojmë 80 deri në 84 fëmijë, më shumë nuk mundemi të sjellim në qendër.
Si një e huaj që ka qëndruar për 22 vite në Shqipëri, gruaja ka një mesazh veçanërisht për të rinjtë që zgjedhin të largohen nga vendi.




“Ky vend ka shumë potencial, ashtu si njerëzit këtu. Vlerësojeni jetën tuaj, vendin tuaj”-thotë gjermania