Robert Веrisha feston sot ditëlindjen, nuk do ta bеѕoni sa vjeç mbuѕh


Një nga djemtë më simpatik dhe më të komentuar të showbizz-it shqiptar, Robert Berisha, sot feston ditëlindjen. Këngëtari i njohur mbush plot 43 vite jetë, pasi ka lindur më 28 janar 1978.

Për këtë ditë speciale, Berisha ka marrë pafund mesazhe urimi nga miq e fansa të tij. Roberti ka thënë nëpër intervista të ndryshme se ndihet shumë i ri, e ndoshta prandaj nuk e tregon edhe moshën.

Ai është kujdesur gjithmonë për veten, duke mos lënë pas dore palestrën, si dhe dietën ushqimore.Dy javë më parë, këngëtari humbi nënën e tij, e cila vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe nuk mundi ta fitonte betejën me të.

Gjatë kësaj kohe, Roberti e ka kujtuar herë pas here të ëmën, pasi ka publikuar edhe foto me të në rrjete sociale e madje edhe fotoja e profilit të tij në Instagram është pikërisht me të.

Për këtë arsye, moderatori vendosi që emisioni “Robi plaket kur don vet”, të jetë në një pauzë sezonale deri më 21 shkurt

Leave a Reply