




Sindi dhe Riniani sot zhvilluan një takim 4 minutësh në “Përputhen”, por nuk shkoi siç pritej. Sindi i shprehu pëlqimin konkurrentit ndërsa Riniani u shpreh se nuk e sheh dot atë si partnere.




“Unë të vlerësoj shumë si person, por nuk mendoj se unë dhe ti mund të jemi çift jashtë këtij programi. Nuk e di si do e marrësh do e marrësh për keq, apo do vlerësosh sinqeritetin tim, por nuk të shoh dot si partnere, përveç një miqësie”, i tha Riniani Sindit.




Pas emisionit, Sindi publikoi një video ku shihet me Atdheun në makinë teksa ai i këndon. “Refuzimi?! Çfarë?! Unë kam djalin më seksi duke kënduar vetëm për mua”, ka shkruar Sindi.




“Nuk kanë thënë kot kapu për rrënje jo për dege. Sindi Loci më e mira”, ia kthen Atdheu.