Rikthimi i reshjeve të shiut dhe borës, (Video)


Veriu i Shqipërisë këtë të mërkurë është zgjuar me prezencë bore për shkak të uljes së temperaturave.

ARRSH njofton se borë ka rënë në orët e para të mëngjesit në Tropojë, Kukës, Kuben Vasije, Qafë Mali Fierzë, Fushë Arrëz-Kalimash.

Nga ana tjetër në njoftim thuhet se qarkullimi vazhdon normalisht dhe s’ka probleme në asnjë prej akseve.

NJOFTIMI NGA ARRSH

Reshje bore në Veri 🌨

📍Në Kukës, në Tropojë, në Kuben Vasije, në Qafë Mali Fierzë dhe Fushë Arrëz-Kalimash që në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje bore.

🚜Kompanitë e mirëmbajtjes me mjetet borëpastruese dhe punëtorë 👷 janë në terren për të mbajtur hapur të gjitha akset me prezencë bore ❄️

Qarkullimi vazhdon normalisht 🚗

#UdhëtoniMeKujdes

Leave a Reply