Rikthehen reshjet e dëborës! Trashësia arrin deri në 20 cm, në disa akse rekomandohet vetëm përdorja e zinxhirëve


Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës janë rikthyer sërish në Korçë.

Gjatë natës reshjet kanë qenë të shumta, ndërsa vazhdojnë ende me alternime. Trashësia e borës varion nga 5 cm deri në 15 cm. Kontraktorët janë në akset rrugore duke punuar për mirëmbajtjen e dimërore me borëpastruese dhe grupe pune.

Në rrugën e Dardhës nga 8 km-14 km, rekomandohet kalimi i mjeteve me zinxhirë ose më goma dimërore. Vështirësi në qarkullim paraqet edhe segmenti rrugor i Bigellës në rrugën e Doganës Goricë.

Nuk ka probleme në rrugët e tjera nacionale dhe rurale të qarkut. Kërkohet kujdes nga drejtuesit e mjeteve në kushtet e lagështirës së madhe në rrugë

Leave a Reply