Receta më e fuqishme kundër rrudhave me Sheqer! Sekreti që fshehin firmat e famshme të kozmetikës


Kur jemi nën moshën 25 vjeç ne nuk shqetësohemi fare për rrudhat, por jemi vetëm në kërkim të recetave të bukurisë për lekurë të paster apo me shkelqim.

Por në momentin që ne na dalin rrudhat e para fillojmë te alarmohemi ndaj me këtë recetë ju jo vetëm mund të parandaloni, por edhe mund të kuroni. Me këtë dua të them që kjo është një recetë që mund ta përdorni nga mosha 20 vjeçe e lart pasi përveç se ndikon tek rrudhat është një mrekulli edhe për pastrimin e lëkurës.

Përbërësit:
2 lugë sheqer.

1 lugë aloe vera.

1 lugë mjaltë.
Te tre këta përbërës kanë fuqi luftuese ndaj rrudhave, por kryesori është sheqeri i cili është një nga aleatet e bukurisë femërore.

Përgatitja e kësaj recete është shumë e thjeshtë mjafton ti përzieni këta përbërës dhe në momentin që do t’ju formohet një masë homogjene vendoseni në fytyrë dhe përhapeni mirë. Pasi e keni aplikuar sigurohuni që do e mbani për 10 deri në 15 minuta. Dhe në fund vjen larja me solucionin tuaj të përditshëm ndërsa shpëlarjen e fundit bëjeni me ujë të ftohtë ose të vakët.

Leave a Reply