Rama për ‘Exit Poll-et’: Janë thjeѕht рaraѕhikime рara ndeѕhjes, votat janë ende në kuti

Kryeministri Rama ka reaguar lidhur me Exit Poll që po zhvillohen në vend nga disa media, duke u shprehur se ato janë thjesht disa parashikime para ndeshjes dhe jo rezultati përfundimtar.

“Është një dalje jashtë programit se për herë të parë në Shqipëri zhvillohen exit poll. Dhe dua t’i falënderoj përzemërsisht ata që janë angazhuar për të futur këtë eksperiencë tëre në vendin tonë. Por dua që tu them të gjithëve dhe socialistëve në radhë të parë se votat janë në kuti të gjitha. Hamendjet dhe sondazhet pavarësisht faktit që ne na japin forcë qeverisëse i përkasin thjeshtë parashikimeve para ndeshjes.

Një falënderim nga zemra për të gjithë patronazhistët dhe ata janë ata dhe ato që e dinë më mirë se të gjithë se kush ka votuar dhe kush jo. Dhe duke qenë se në zonat e tyre janë për rezultatin e punës, të bindur janë të gjithë është momenti për të gjithë rrjetin e patronazhistëve të pushojnë dhe të ndjekin nga shtëpia procesin dhe nesër dielli lind sërish. Shqipëria do të buzëqesh”, tha Rama.

Leave a Reply