Qyteti zviсerian bën ‘ofertën’ për të раѕtrehët: Ju çojmë ku të doni, vetëm mos u ktheni!

Një qytet zviceran u ka ofruar personave të pastrehë bileta në drejtim të vendeve të tjera europiane, me kusht që ata të bien dakord që të mos kthehen më. Shërbimi i emigracionit të Bazelit do t’u japë njerëzve të pastrehë një biletë falas, ose një tarifë ajrore nëse destinacioni është shumë larg për të udhëtuar me tren. Më së shumti ofrohet që ata të shkojnë në vendin e lindjes.

E gjithë çështja është se të pastrehët duhet të bien dakord, me shkrim, se nuk do të kthehen më në Zvicër për një periudhë të caktuar kohe. Nëse kthehen dëbohen përfundimisht. 31 të pastrehë e kanë pranuar ofertën deri më tani, duke përfshirë shtatë nga Gjermania, shtatë nga Belgjika, dy nga Italia, një nga Franca dhe 14 nga Rumania, të cilët u dërguan për në shtëpi.

Leave a Reply