Qetësia e shpirtit tim/ Nusja shqiptare e martuar me djalin në karrocë me rrota emocionon me fjalët e saj


Ajo është tashmë ndër nuset më të njohura për publikun tonë. Quhet Valentina Elshani dhe është dizenjatore e modës, gjithashtu punon edhe si mësimdhënëse. Valentina është dizajnere e diplomuar, vajzë e zonja, që ia ka dalë suksesshëm në profesion, por edhe në jetën private.

Valentina u aktualizua pas lidhjes, fejesës e martesës me një djalë të quajtur Mahmut Tarashaj, i cili nga një aks ident mbeti me aftësi të kufi zuara. Marrëdhënia e Valentines dhe Mahmutit është mediatizuar shumë, si një shembull i asaj se dashuria nuk njeh kushte, rrethana, pika të forta apo të dobëta.

Valentina sot ka postuar një foto mjaftë personale, ku shihet përkrah bashkëshortit të saj. Dizajnerja e modes, që njëherit është shndërruar në një nga nuset më të famshme në Kosovë, foton e ka shoqëruar me mbishkrimin “Qetësia e shpirtit”.

Leave a Reply