




Jemi mësuar ta shohim si prezantues dhe gazetar, por sot njohëm një anë tjetër të tij nga këndvështrimi i fëmijëve të vegjël. Adi Krasta ishte i ftuari i parë në “Në Kurthin e Piter Pan”, ku iu përgjigj pyetjeve pikante të gazetarëve të vegjël.
E tillë ishte edhe ajo që bëri e vogla Klea, kur e pyeti Krastën nëse ka qeshur apo ka qarë kur është martuar. Gazetari i njohur u përgjigj se ka ikur nga dasma para kohe së bashku me gruan, megjithatë është kënaqur shumë.




Klea: Njerëzit kur martohen gëzohen, pro ti kur je martuar a je gëzuar, apo ke qarë?
Adi Krasta: Klea po qejf i madh shumë. Aq qejf i madh sa nga dasma ime në fund nga ora 12 ikëm ne si burrë e grua. Kishin ardhur njerëz nga jashtë që bënin qejfin e tyre.
Alketa Vejsiu: Po juve çfarë bënit, flinit apo vazhdonit romancën?




Adi Krasta: E quanim një dasmë eksperimentale./tvklan.al