Puthi Andin në buzë, konkurrentët “kryqëzojnë” Jasminën: Merre dhe dilni jashtë!


Puntata e djeshme e “Për’Puthen” solli të papritura, ndërsa surprizuese ishte puthja e Jasminës që i dhuroi Andit, pikërisht në ditën e të dashuruarve. Çdo gjë ndodhi shumë shpejt, teksa lidhur me këtë gjest, Jasmina tha se i kishte ngelur peng në takimin që përjetoi me bukuroshin nga Kosova.

Ky veprim nuk u la me kaq, ndërsa sot konkurrentët e akuzuan Jasminën se po bën show. Kishte edhe nga ata të cilët i thanë Jasminës, që meqë ishte puthje në buzë, të dali përjashta bashkë me Andin.

Eri:

Ti tani puthe në buzë atë dhe pretendon të dalësh me gjithë çunat.

Jasmina:

Jo pa merak nuk do dal me të gjithë, nuk është se e putha në buzë atë dhe do mbyll çdo gjë me djemtë e tjerë.

Erlindi:

Po ti nëse nuk e ke bërë për show, dilni jashtë, ose deklaro që jeni vetëm për njëri-tjetrin.

Leave a Reply