Pushimet verore në Evropë, Greqia sinjalizon fillimin e sezonit në maj ndërsa Spanja miraton pasaportat an ti-К0VlD, Gjermania dhe Franca…


Muajt e verës po afrojnë dhe dilema më e madhe e njerëzve është a do të kemi një sezon turistik të hapur dhe pa rrez iqe, të shkak tuara nga prania e К0VID në pjesën më të madhe të botës.

Greqia, një vend që pret miliona vizitorë çdo vit, ka njoftuar ditën e sotme se po tenton të nisë sezonin më 14 maj dhe do të synojë të afrojë një numër të shtuar turistësh. Po ashtu, edhe ministri i Turizmit në Spanjë, Reyes Maroto, u shpreh sot se: “Do të vendosim të parët në funksion sistemin e pasaportave digjitale që prej panairit të turizmit FITUR, që nis me 19 maj”.

Mediat angleze shkruajnë se qytetarët që kanë marrë dy dozat e vaksinës anti-К0VID mund të shkojnë lirisht në Spanjë dhe në vendet e tjera që nuk përfshihen në listat e kuqe ndërkombëtare të rrez ikut të vir usit.

Liderët e BE po punojnë për certifikatat e vaksinës me qëllim rinisjen e industrisë turistike. Vlen për t’u përmendur se Izraeli tanimë ka miratuar kartat e gjelbra të ko ronav irusit, që u lejon njerëzve të frekuentojnë ambiente si, restorante, palestra dhe ambientet sportive.

Vende si Franca dhe Gjermania kanë deklaruar se nuk janë dakord me ndarjet e bëra, pasi do të krijojë një shoqëri të ndarë në dy klasa: ata që e kanë marrë vak sinën dhe ata që nuk e kanë marrë do të jetojnë nën kufizime të padrejta.

Leave a Reply