Pse viruѕi është bërë kaq agreѕiv? Mjekja ѕhqiрtare në SHBA zbulon arѕуet


Në fillim të pandemisë nga Co vid, raportimet nga shumë shtete të botës treguan se vi rusi Sars Cov2 prekte më shumë të rriturit dhe kryesisht të moshuarit, ndërkohë që të rinjtë dhe fëmijët kishin më pak gjasa që të prekeshin dhe në ato raste të shfaqin simptoma shumë të lehta të sëmundjes.
Por duket se panorama ka ndryshuar.

Në të gjithë botën, përfshirë dhe vendin tonë është rritur ndjeshëm dhe vazhdon të ketë një tendencë në rritje përhapja e virusit tek moshat e reja nga 15-34 vjeç.

Kjo rritje ka ardhur që prej verës së vitit të kaluar thotë Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve(CDC), ku të rinjtë nën moshën 30 vjeç përbënin më shumë se 20% të rasteve me CO VID dhe kishin të ngjarë të transmetonin vir usin më shumë se sa të tjerët. Kjo prirje ka vazhduar gjatë vjeshtës, por edhe në stinën e dimrit në të cilën ndodhemi.

Në një lidhje skype për “Wake Up”, Doktoresha e Shkencave në Universitetin e San Franciskos, Lisiena Hysenaj theksoi se virusi po përhapet me shpejtësi për shkak të varianteve të reja që po qarkullojnë.
“Një nga arsyet pse kjo ndodh është sepse ka disa variante të reja që po qarkullojnë. Një vir usi është një qenie jo e gjallë jashtë trupit dhe që bëhet e gjallë brenda trupit të njeriut ose të kafshës.

Tani v irusi bëri mutacion dhe shumë njerëz po infektohen. Kjo ndodh, sepse njerëzit janë më shumë në kontakt me njëri-tjetrin. Në fillim ne u futëm të gjithë në karantinë, ndërsa tani njerëzit po dalin, po qarkullojnë dhe vir usi shkon nga një person në tjetrin. Duke qenë se jemi në kontakt me vi rusin bëjmë mutacione.

Ka më shumë njerëz që in fektohen dhe variantet e reja të vi rusit infektojnë më shpejt njerëzit, sepse vir usi shkon nga një person në tjetrin më shpejt. Por, nuk do të thotë se ka simptoma më të rënda”, sqaroi mjekja.

Leave a Reply