“Pse gjithmonë i ke sytë nga unë..”, Atdheu i kthehet Borës, рor përgjigja e saj nuk pritej


Atdhe Xharavina një prej djemve të “Përputhen”, tashmë është i fokusuar tek dy prej vajzave me të cilat ka patur më shumë takime.

Pas puthjes së famshme të lamtumirës me Anën, atë e kemi parë shumë të afërt si me Melisën ashtu edhe me Sindin, por deri tani ende nuk ka diçka konkrete.

Së fundmi Atdheu është kapur teksa i bën zemra me duar Melisës në studio dhe ky moment është kapur nga kamerat dhe është transmetuar në ekranin e madh.
Bora sapo e ka parë këtë moment i është drejtuar menjëherë Atdheut duke e pyetur se për kë i bën këto shenja të vazhdueshme në emision.

Ndërsa ai e pyet Borën se përse ajo i ka sytë gjithmonë nga ai.
Bora ka ndërhyrë menjëherë duke thënë se në fakt e pa këtë skenë në ekran, pasi në një moment u shfaq vetëm Atdheu duke bërë zemra.

Më pas ka ndërhyrë Melisa duke qeshur, teksa thotë se zemrat mund ti ketë bërë edhe për Sindin

Leave a Reply