Propozimi më i veçantë që keni parë ndonjëherë, meteorologu i shpreh dashurinë partneres përballë tornados

Një propozim për martesë ndryshe nga ajo çfarë shikojmë zakonisht ka ndodhur në SHBA.

Tom Bedard 29-vjeç dhe Raya Maday, 26, punojnë së bashku në “AccuWeather” në Wichita si meteorologë dhe udhëtuan plotë gjashtë orë me makinë deri në Colorado me shpresën se do të takohen me një tornado.

Ata realizuan një ëndërr dhe kështu Tom u gjunjëzua në ato momente para partneres për t’i propozuar pavarësisht që pas shpinës së tyre qarkullonte tornadoja dhe erërat e forta.

Tom dhe Raya janë takuar në vitin 2016 në një konferencë të meteorologëve dhe shumë shpejt u lidhën bashkë.

ishte pikërisht dashuria e madhe për motin që i bashkoi edhe më shumë.
Një vit më vonë, dyshja u punësuan nga AccuWeather në Wichita, ku punojnë si “paralajmërues” për kompanitë transportuese duke paralajmëruar për kushtet e motit

Leave a Reply