Problemet ekonomike i shkatërruan martesën/ Shqiptari i propozon për herë të dytë e ndihmon Arbana Osmani: Do ia dalim


Programi “Dua të të bëj të lumtur” pas suksesit të korrur javën e kaluar, trajtoi mbrëmjen e sotme pikërisht një natë para ditës së Shën Valentinit, një histori dashurie që ka tejkaluar vështirësi nga më të ndryshmet.

Ishte historia e dashurisë midis Marjusit dhe Hanës, të cilët në momentin e parë që ishin takuar kishin rënë në dashuri me shikim të parë.

Marjusi në studio rrëfeu se me Hanën ishte njohur rastësisht në një mbrëmje dhe menjëherë e kishte shtuar në rrjetet sociale. Pas asaj natë, Marjusi dhe Hëna kishin biseduar dhe ishin takuar disa herë, derisa të dy kishin marrë vendimin për të lidhur jetën e tyre përgjithmonë. Sipas Marjusit ata nuk kishin pasur asnjë problem më parë, por pasi u martuan dhe nisën një jetë së bashku kishin hasur vështirësi të mëdha ekonomike.

Çifti i sapo martuar kishin ndërruar disa shtëpi me qira për shkak të problemeve ekonomike. Marjusi tregoi se gjithë këtë kohë vetëm ai kishte punuar, ndërsa Hana nuk kishte pasur mundësi sepse duhej të kujdesej për fëmijët e vegjël. Por vetëm rroga e Marjusit nuk mjaftonte dhe ai ndihej në faj që nuk mundej dot t’i mundësonte familjes së tij jetesën që dëshironte

Leave a Reply