




Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi. Modelja Arbenita Ismajli dhe reperi Fero janë bërë prindër për herë të parë, me një vajzë.




Lajmin e ka konfirmuar vetë modelja përmes një postimi në rrjete sociale, ku shfaqet me vogëlushen në krahë.




Kujtojmë që dyshja më e komentuar e momentit zbuluan pak muaj më parë se e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë pas disa vitesh lidhjeje.




Gjatë kësaj kohe lindën dhe spekulimet se po bëhen prindër, të cilat i konfirmoi më pas vetë Arbenita me disa foto me barkun e rrumbullakosur./Top Channel