Prindër për herë të dytë, Sinani zbulon pse e quajtën të birin Ayan: Deshëm s’deshëm ne të zotët e punës…


Çifti shumë i dashur për publikun, Andrra dhe Sinan Hoxha u bënë prindër për herë të dytë para dy ditësh. Andrra solli në jetë një djalë, ndërsa dje zbuluan dhe emrin që i kanë vendosur.

Ata e kanë quajtur vogëlushin Ayan, por pse? Sinani ka treguar se kanë dashur apo jo ai me Andrrën, emrin e të voglit e ka përzgjedhur Ansi.

“Atëherë deshëm s’deshëm ne të zotët e punës, Ansi i vendos vetë emrin të vëllait”, ka shkruar këngëtari krahas një fotoje të Ansit me të porsalindurin.

Pak kohë më parë Andrra zbuloi se ishte dëshira më e madhe e Ansit të bëhej me vëlla dhe pasi u bë, i vendosi dhe emrin.

Leave a Reply