‘Pranverën që vjen, K0VID-i do jetë një histori. Më shpejt se vendet e BE-së’- Rama tregon se kur do të përfundojë pandemia


Kryeministri Edi Rama është i bindur se pranverën e vitit të ardhshëm, pandemia e C0vid në Shqipëri do të jetë thjesht një kujtim. Shefi i qeverisë bëri me dije se Shqipëria do ta fitojë këtë betejë para disa vendeve të BE.

Rama foli edhe për vaks inën kineze, e cila është e sigurt sipas tij, pasi përdoret edhe disa oborre mbretërore dhe nga Turqia. Kryeministri u shpreh shumë shpejt do nisë vaks inimi i stafeve të hoteleve.
“Kjo është një vaksinë që e bëjnë të gjithë kurorat e lindjes së Mesme. E bën gjithë Turqia. Unë të kemi sezonin turistik të hapur, ja vazhdoni jo Ali Mehmeti, jo Ali Babai, jo Sali Babai.

Një Ali Mehmet nuk ka peshën e një Turqie të tërë. Për pak ditë do të ulim fashën e vaks inimeve, do ta çojmë në 65 vjeç.
Do krijojmë intensitet më të lartë të vaks inimeve. Po bëhen të gjitha listat e stafeve të hoteleve, janë targeti tjetër sëbashku me punonjësit e fabrikave. Këtë punë do ta bëjmë më shpejt se vendet e BE. Në pranverën e vitit të ardhshëm, C0vid këtu tek ne do jetë një kujtim. E kemi fituar këtë betejë në tavolinë, do ta fitojmë edhe në trupin e njeriut”, tha Rama në Top Channel.

Leave a Reply