




Mevlani është një nga djemtë e “Për’Puthen” i cili është më i përfoluri, për shkak të takimeve të tij, teksa kohët e fundit është vendosur në mes Ledjanës dhe Antonelës, duke krijuar kështu një trekëndësh të komentuar, për shkak se vajzat ndonjëherë bëhen xheloze me njëra-tjetrën për shkak të Mevlanit. Ndërkohë së fundmi Mevlani publikoi në Instagram një foto me Antonelën, teksa kjo e fundit komentoi ne postim duke reaguar me një emoji zemër.




Mirëpo vetëm pas disa minutave, Mevlani vendosi që të fshijë postimin në fjalë. Nuk dihet ende shkaku i këtij veprimi, por duke parë që ai është mes ‘dy zjarreve’, arrihet në konkluzionin se Mevlani mund të jetë ‘trembur’ nga Ledjana dhe e ka fshirë foton.