




Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka votuar këtë të dielë në shkollën “Kosova, së bashku me bashkëshorten.
Ai është shprehur i bindur se opozita po shkon drejt fitores dhe kjo fitore po bëhet çdo minutë më e madhe, më e bukur dhe më e fuqishme.




“Fitorja ka fytyrën dhe bukurinë e kësaj dite të bekuar Ftoj me këtë rast cdo qytetar të këtij vendi të firmosë ditën e sotme, një fitore madhështore për Shqipërinë dhe shqiptarët, të votojë për sakrificat e tij, për familjen, fëmijët, nipërit, mbesat, për emigrantët shqiptarë që një regjim në largim i bllokoi, u shpiku karantinën si një mjet politik për të mos lejuar votimin e tyre.




Të votojnë për të gjithë ata të cilët i thonë lirisë liri dhe Shqipërisë Shqipëri. Deri tani votimi po ecën i sigurt drejt fitores me gjithë përpjekjet, e përpëlitjet anti-ligjore, të pamoralë, fitorja po bëhet çdo sekond dhe minutë më e madhe, më e bukur dhe më e fuqishme”, është shprehur Berisha.