Po Meri? Saimiri shfaqet i rrethuar nga vajza ѕеkѕi (FOTO)


Meri Murrizi, vajza modele nga Elbasani arriti ti fitonte zemrën “princit modern” Saimir Kasemi.

Saimiri është larguar së fundmi drejt Gjermanisë dhe këtë gjë e ka treguar vetë ai përmes postimeve në rrjete sociale. Ndërsa ndjekësve nuk ju ka shpëtuar fakti se në këtë udhëtim nuk e ka shoqëruar Meri.

Kjo e fundit ka ndarë në Instagram disa foto të saj, të cilat duket se janë bërë shumë më herët. Dhe ndjekësit kanë shfrytëzuar rastin që ta pyesin se ku ndodhet ajo.

Meri ka zbuluar se ajo nuk ka shkuar në Gjermani me Saimirin dhe se aktualisht ndodhet në Shqipëri.

“Unë jam në Shqipëri, ndërsa Saimirit i duhej të shkonte në Gjermani për punën”, i është përgjigjur ajo pyetjes së njërit prej ndjekësve.

Mirëpo, së fundmi mësuam se Saimiri ka realizuar një foto krah modeleve seksi për kopertinën e revistës “Bordo”, ndërkohë që Meri nuk ishte e pranishme askund me “princin e kaltër”.

Kujtojmë se pas vendimit final në spektakël, dyshja dhanë një intervistë për “Daily Love Story”. Ata pohuan se njohjen mes tyre do e vazhdojnë ende jashtë dhe se nuk janë të sigurt nëse do të nisin një jetë të re bashkë në Gjermani.

Ndërkohë disa ditë më parë, Meri reagoi e revoltuar pasi në rrjet ishin përhapur thashetheme se ajo e kishte bërë Saimirin për vete përmes magjive të gjyshes. Këto fjalë arritën deri tek bukuroshja nga Elbasani dhe ajo bëri një deklaratë të gjatë në Instagram, ku shprehej shumë e ofenduar për gjithë thashethemet që ishin thënë për të.

Leave a Reply