Plot një vit nga fillimi i pandemisë. Presidentja Vjosa Osmani mesazh inkurajues qytetarëve: Vetëm së bashku mund t’ia dalim


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar me një mesazh kurajojeje dhe shprese, popullit të Kosovës, më 13 mars, kur u shënua plot një vit pandemi.

Në një video-mesazh të publikuar në ‘Facebook’, teksa kujton 1 vit vuajtje prej pandemisë, Osmani bën thirrje për të mos u dorëzuar. Ajo pranon se shumë gjëra mund të ishin bërë më mirë, por sipas saj, ka ende kohë.

“Vërtetë shumë gjëra mund të bëheshin ndryshe, por kemi ende shansin për të bërë çdo gjë më mirë. Si në çdo sfidë, nuk duhet të dorëzohemi, deri sa të dalim fitimtarë. E deri atëherë, të bashkëpunojmë, të marrim përgjegjësi, të ndihmojmë! Vetëm së bashku mund t’ia dalim! Vetëm së bashku do t‘ia dalim!“, shprehet Osmani.

Leave a Reply