Plan me 4 faza рër rihapjen e Franсës, Macron: Nga 9 qerѕhori do të lejohen turistët e huaj

Franca bëhet gati për rizgjim. Baret e restorantet, monumentet kulturore dhe të gjitha dyqanet jo të domosdoshme do të rihapin dyert nga 19 maji. Në një intervistë për një gazetë vendase, presidenti Emanuel Macron shpalosi planin me 4 faza për lehtësimin e kufizimeve.

“Në 3 maj do të hapen shkollat e mesme e do të lejohen udhëtimet brenda vendit. Në 19 maj, shtetrrethimi do të shtyhet nga ora 19:00 në orën 21:00. Kafenetë dhe restorantet në ambientet jashtë do të rihapen, e po ashtu dyqanet, kinematë, muzetë dhe teatrot”, deklaroi presidenti.

Faza e dytë dhe e tretë parashikon lehtësime të mëtejshme, ndër të cilat lejimin e turistëve të huaj në vend nga 9 qershori, përmes një pasaporte shëndetësore.

Leave a Reply