




Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në ABC neës ku ka komentuar vendimin e Najada Çomos për t’u bërë pjesë e politikës, si kandidate për deputete në listat e PS në Tiranë.
I pyetur nëse ndjehet xheloz që Najada Çomo do të kandidojë në listat për deputetë në qarkun e Tiranës, Pipero tha se ky është një lajm i mirë për parlamentin dhe lajm i keq për Infektivin.




“Nuk kam pse të jem xheloz, di vetëm të them që ky është një lajm i mirë për parlamentin dhe lajm i keq për Infektivin.”
Por a do të pranonte ai vetë të bëhej pjesë e politikës?




“Pyetje e vështirë t’ju them të vërtetën, s’e jap dot përgjigjen e saktë tani se s’kam oferta nga asnjë forcë politike, por kam diskutuar me familjen dhe me vajzën dhe kolegëve iu kam thënë nuk është koha e përshtatshme për t’ju futur rrugës së politikës sepse kemi kov idin nëpër këmbë. Por duhet të jesh në pozicion që të kesh ofertën që të marrësh vendimin. Kurrë mos thuaj kurrë. Të ishte oferta ndoshta do mendohesha mirë para se të thoja poo se jo.”, tha ai.