“Për’puthen” në Korçë/ Audicionet për konkurrentët në sezonin e ri të programit

Përputhen zhvilloi audicionin e radhës në Korçë.

Të shumtë ishin ata që i pritën mes emocionesh, organizatorët dhe protagonistët e emisionit më të ndjekur të shqiptarëve para teatrit Andon Zako Cajupi e madje takimet nga afër me disa prej personazheve aq të njohur arritën deri në përlotje.

Si në çdo qytet të Shqipërisë kanë qenë të shumtë ata që kanë ndjekur çdo puntatë të “Për’puthen” e sigurisht përveç fansave nuk kanë munguar as ata që u bënë pjesë e audicioneve.

Për organizatorët, pritshmëritë nga lokalitetet për të zbuluar persona që spikatin mbeten të larta.
“Për’puthen” do të vazhdoje turin edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, ku të gjithë presin me padurim për t’u afruar sadopak me ata që i kanë mbajtur mbërthyer para ekranit.

Leave a Reply