Përputhen/ Ledjana bëri një postim të papritur për Locon, por e fshiu menjëherë


Deklaratat ndaj Antonelës, siç duket i kushtuan shtrenjtë Locos, ku ditën e djeshme u përjashtua nga emisioni ‘Përputhen’.

Pas daljes së tij, një pjesë e konkurrentëve të ‘Përputhen’, i dolën në krahë atij, duke e mbështetur me mesazhe motivuese.

Ajo që i dha mbështetje ishte edhe Ledjana, por si duket ajo i ka rënë pishman, pasi fshiu menjëherë postimin që e bëri për Elvisin në Instastory.

“Në këtë botë të padrejtë, janë pikërisht të drejtët ata që gjykohen”, shkruante Ledjana duke etiketuar Elvisin.

Ndërsa, nuk dihet ende përse Ledjana e hoqi postimin e bërë për Locon.

Leave a Reply