Përplasja e ashpër me Alvisën/ Antonia përlotet: Kam disa ditë që nuk flas me familjen, i kërkoj ndjesë mamit

Alvisa dhe Antonia janë përballur me njëra-tjetrën pas debateve të shpeshta që kanë pasur në studio.

Ishte Antonia që u përlot duke thënë se ka disa ditë që nuk flet me familjen për shkak të veprimit të saj. Ndaj i kërkoi falje publike Alvisës pasi iu ngrit në këmbë sepse ajo imitoi mimikën e saj teksa fliste.

Antonia: Që kur kam bërë atë veprim, nuk flas me familjen sepse nuk e kanë parë kurrë Antonian në atë gjendje. Ndoshta është trysnia, kurrë nuk e kam parë veten të revoltuar aq shumë. I kërkoj ndjesë mamit se kam disa ditë pa folur. Familjen kam shumë vite pa e parë se jetojnë jashtë dhe të mos kontaktoj për disa ditë, është shumë.

Alvisa: Më vjen keq për familjen e Antonias dhe dua ti them që ne ndonjëherë dalim nga vetja. Dikush ka ofenduar, dikush është çuar në këmbë dhe dikush ka thënë një fjalë më shumë.
Antonia: Nuk kam ardhur me asnjë qëllim të keq. Unë jap shumë dashuri dhe më pëlqejnë njerëzit. Jam ndjerë shumë keq ndaj doja t’i kërkoja falje publike Alvisës.

Leave a Reply