Perimetri i belit tregon direkt jetëgjatësinë, kjo është mënyra se si


Studimet e fundit mjekësore tregojnë se personat e rritur me madhësi të madhe të belit janë në rr ezik shumë më të madh ndaj problemeve serioze shë ndetësore.

Studimet tregojnë se nivelet e tyre të përballjes me sëmundje të rënda janë tejet më të larta sesa tek personat me madhësi normale të belit, shkruan “US National Library of Medicine”.

Në fakt, një studim mjekësor që krahasoi të dhënat nga 650,000 të rritur zbuloi një rënie të madhe të jetëgjatësisë duke krahasuar perimetrin e belit tek femrat dhe meshkujt mbi peshë krahasuar tek ata në peshën e duhur.

Studimi i organizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tregoi me saktësi se perimetri i lartë i belit dhe mbipesha u kushtonin tri vite jetë më të shkurtër meshkujve dhe pesë vjet për gratë.

Ky efekt ishte i pavarur nga faktorë të tjerë të rrezikut, të tilla si mosha, indeksi i masës trupore (BMI), aktiv iteti fizik, historia e pirjes së duhanit dhe përdorimi i alkoolit.

Sa duhet të jetë perimetri i belit?
Në mënyrë të veçantë këto të dhëna treguan se meshkujt me një perimetër të belit përtej 110 centimetra përballen me një rrezik 50 përqind më të lartë të vde kjes sesa meshkujt me një bel prej 94 centimetra.

Tek gratë, ato me një bel përtej 94 centimetër kishin një rrezik 80 përqind më të lartë të problemeve serioze sesa gratë me një bel prej 70 centimetra në perimetër.

Perimetri i madh i belit është një tregues domethënës për praninë e dhjamit të tepërt të barkut. Kjo e fundit lidhet edhe me problemet e tjera që shoqërohen me mbipeshën ose obez itetin.

Këtu futen probleme serioze si diabeti i tipit 2, kolesteroli i lartë, trigliceridet e larta, presioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet e arterieve koronare.

Leave a Reply