Pas largimit të Melisës, Eri akuzon një tjetër vajzë të ‘Përputhen’: Po bën lojë


Mbrëmjen e djeshme në “Përputhen Prime”, Melisa deklaroi largimin përfundimtar nga emisioni. Melisa tha se arsyeja kryesore është presioni i madh psikologjik dhe fakti që me asnjë nga djemtë nuk mendon se mund të krijojë një lidhje.

Largimi i Melisës është komentuar edhe në puntatën e sotme, ku djemtë e kanë përgëzuar për vendimin. Por Eri hodhi aku za të forta se një tjetër vajzë që ndodhet brenda programit vazhdon lojën.

Vajzat reaguan menjëherë, por Eri tha vetëm: “kujt ti djegë, le ta mbajë”.

Atdheu: E përgëzoj se përndryshe do kishte aktruar pastaj me neve.

Eri: Unë mendoj që bëri shumë mirë që u largua, u tregua e sinqertë ndryshe nga të tjerë këtu dhe po vazhdojnë lojën, por u tregua e sinqertë.

Antonela: Kush janë këta disa?

Eri: Nuk dua ta them tani, do e them më vonë, dhe Melisa e pranoi që nuk e gjen veten tek asnjë cun.

Ana: Nëse hedh ak uza për ndonjë këtu, coje deri në fund.

Eri: Kujt t’i djegë, le ta mbajë.

Andi: Nëse Melisa është e lumtur, dhe ne jemi të lumtur.

Leave a Reply