




Kryeqyteti kinez po mby tet nga rëra dhe pluhuri, ndërsa stuhia më e madhe e rërës në gati një dekadë përfshiu qytetin duke kthyer qiejtë në një hije të fri kshme por tokalli. Fotografitë nga Pekini, shtëpia e 21.7 milion banorëve, tregojnë qiejt dhe makinat të mbështjella me një mjegull të dendur. Stuhia shkaktoi një rritje të ndotjes së ajrit rreth 160 herë më të lartë se kufiri i rekomanduar. Qindra fluturime u anu luan ndërsa qielli u mbulua nga një mjegull portokalli duke krijuar pamje apokaliptike.




Stuhia e rërës ka origjinën në Mongoli, ku gjashtë njerëz kanë vd ekur dhe 81 janë zh dukur, sipas njësisë shtetërore kineze The Paper. Nga Mongoli, stuhia e rërës lëvizi gradualisht drejt jugut. Autoritetet këshilluan publikun të shmangte daljen jashtë nëse është e mundur, dhe Komisioni Komunal i Arsimit i Pekinit u kërkoi shkollave dhe komiteteve arsimore të hënën të ndërp resin aktivitetet në natyrë.
Stuhitë e rërës gjithashtu kanë goditur provincat veriore Hebei dhe Shanxi, Gansu perëndimore dhe Mongoli e Brendshme qendrore dhe perëndimore të hënën, tha Xinhua. Pjesë të tjera të vendit, përfshirë Xinjiang-un verior, po shohin nivele të larta të erës së erës. Stuhitë e rërës pritet të zgjasin deri të martën.




Burimi:cnn. Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA