Pas 10 vitesh, Rozana Radi merr vendimin e shumëpritur dhe ka një pyetje për fansat

Rozana Radi pritet të rikthehet fuqishëm në muzikë, pas një pauze të gjatë. Ajo tashmë ka përfunduar këngën e re, e cila siç ka treguar vetë Rozi do të jetë ritmike.

Fillimisht, Radi ka publikuar në Instastory një video ku shfaqet në studio bashkë me kompozitorin Gramoz Kozeli, në të cilën ka shkruar: “Pas 10 vitesh vi me një këngë ritmike”.

Ndërkohë në postimin e radhës, artistja ua lë në dorë fansave që të vendosin se si do të titullohet kënga e saj e re, duke hapur një votim.

“Zgjidheni ju titullin e kenges time te re!

Serenata nga Tirana apo Serenata Metropolitana”, ka shkruar Rozana.
Kujtojmë që kohët e fundit Rozana është përkushtuar më së shumti ndaj biznesit dhe televizonit, duke lënë anash muzikën.

Leave a Reply