Paralajmërohen masa ndaj gastronomëve që i ngritën çmimet pas hapjes

Kryetari i Autoritet Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka shprehur shqetësimin për siç ka thënë ai, ngritjen e çmimeve të kafeve dhe produkteve të tjera, në disa prej lokaleve të gastronomisë në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

Prestreshi, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, i ka bërë thirrje shoqatës së gastronomisë që të distancohet nga kjo sjellje e gastronomëve dhe të ndalin këto veprime, në të kundërtën siç ka thënë ai, AKK-ja do të iniciojë procedura hetimore.

“Gjithë ato ankesa, gjithë ato protesta, gjithë ai presion që u ushtrua nga sektori i gastronomisë, kundrejt masave të vendosura nga Qeveria për ta parandaluar infeksi0nin nga k0r0nav1rusi, e që kishin të drejtë në disa raste, tani po të njëjtit gastronomë në disa qytete të Kosovës kanë vendosur që bashkërisht me marrëveshje t’i ngritin çmimet e kafeve dhe produkteve tjera.

Kjo formë e ngritjes së çmimit është e ndaluar, andaj para se të inicioj procedura hetimore Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, si titullar i këtij institucioni fillimisht i bëjë thirrje Shoqatës së Gastronomëve, që ata të distancohen nga këto sjellje të gastronomëve dhe të bëjnë thirrje për ndalim të këtyre veprimeve. Në të kundërtën, derën e parë që do ta trokasim është dera e shoqatës së gastronomeve”, ka shkruar Prestreshi.

Gastronomia është hapur të hënën që shkoi pas një mbylljeje dy javore, me vendim të Qeverisë së Kosovës, për të zvogëluar përhapjen e pand-emisë me k0r0nav1rus.

Leave a Reply