




Një re e madhe pluhuri do të “pushtojë” gjithë rajonin e Ballkanit. Kjo pasi pluhuri afrikan është kthyer në Greqi dhe programi i mbikëqyrjes “Copernicus” i Bashkimit Evropian ka fotografuar renë gjigante që është krijuar.




Sipas “Copernicus”një re mbresëlënëse pluhuri nga Saharaja po kalon Mesdheun drejt Greqisë dhe do të shkojë drejt Ballkanit Jugor. Satelitët kanë regjistruar imazhin e resë 800 km e gjatë.




Copernicus është një Program i Bashkimit Europian që synon zhvillimin e Shërbimeve Europiane të Informacionit bazuar në vëzhgimin satelitor të Tokës dhe analiën e të dhënave në vend. Kjo iniciativë drejtohet nga Komisioni Europian në partneritet me Agjencinë Europiane të Hapësirës (ESA) dhe Agjencinë Europiane të Mjedisit (EEA). Copernicus synon të zhvillojë sisteme dhe shërbime inovative të vëzhgimit të tokës dhe të sigurojë qasjen e pavarur të Europës në njohuritë mjedisore dhe vëzhgimet kryesore, si edhe teknologjitë e mbledhjes së gjeo-informacionit. Shërbimet e informacionit të ofruara do të jenë të lira dhe të hapura për përdoruesit e saj.