Orinda Huta dhe Turjan Hysko në pritje të fëmijës së tyre të parë


“Pranvera nuk vjen me një lule, vjen me një bebe!“

Pas 3 vitesh martesë Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Prej disa ditësh diskutohej një shtatzëni e mundshme, por asgjë nuk ishte konfirmuar ende. Ditën e sotme çifti na dha lajmin e bukur të pritjes së ëmbël me postime në llogaritë e tyre personale në Instagram.

I pari që dha lajmin ishte Turjan Hysko i cili bashkangjitur me foton e tyre , shkruan: “Pranvera nuk vjen me një lule, vjen me një👶!”.

Më pas Orinda Huta me barkun e rrumbullakosur, shkruan në postimin e saj: “…duke pritur mrekullinë që Zoti zgjodhi të na bekojë…”. /tvklan.al

Leave a Reply