Olsa Muhameti hak merret keq ndaj Teas: Nuk u përputh vetëm me Andin e Beartin!


Lidhja e fshehtë e Teas dhe Beartit ishte një nga skandalet më të bujshme në “Për’puthen”.

Tea Trifoni doli nga programi çift me Andin, por më vonë u zbulua se në të vërtetë ajo kishte qenë e dashuruar me djalin nga Kosova.

Pasi gjithçka doli në shesh, Andi dhe Tea, akuzua nautoren e programit Olsa Muhametin se ajo i kishte detyruar të dilnin çift dhe se ishte në dijeni për gjithçka.

Ndërkohë Olsa vetë nuk pati kurrë një reagim, përveçse publikoi disa shprehje ironizuese me nënkuptim në rrjete sociale. Por ditën e sotme ajo ka thyer heshtjen dhe ka folur gjerë e gjatë për këtë skandal në emisionin radiofonik “Pardon my french” në “Top Albania Radio”.

Ajo u shpreh se në fund të fundit është e rëndësishme që Tea dhe Bearti dolën si çift nga “Për’puthen” edhe pse publikut ju servir gjë tjetër.

“E uroj shumë Kosovën për Pavarësinë. Jam e lumtur që kemi pasur një Për’puthje në fund të ditës. Ata u njohën në program. Në fund fare është Për’puthen që i bashkoi”, u shpreh Olsa. Ndërsa për sa i përket videos së Teas, që akuzonte autoren e emisionit se ajo i kishte detyrua të dilnin çift me Andin, Olsa tha se është ndjerë shumë keq dhe se është tronditur pasi sipas saj janë thënë gjëra të pavërteta.

Ajo pranoi se ka pasur indikacione se Tea dhe Bearti njiheshin dhe ishin miq, por ka kërkuar prova që ata ishin në një lidhje. Më tej, autorja e emisionit tha se ka një video, që vërteton se Tea nuk ka pasur vetëm një pëlqim, por disa. Por ajo shtoi se nuk i ka publikuar, sepse nuk donte që ta dëmtonte edhe më shumë imazhin e ish-konkurrentes.

“Kisha indikacione që ata njihen, por jo se janë në një marrëdhënie. Kur mu tha në mes të janarit se janë në një lidhje kërkova fakte.

Ashtu siç kërkova për Andin dhe Melisën. Sepse s’mund të dal e të them se ‘Ne dyshojmë’ sepse është joprofesionale dhe në nivel thashethemaxhinjsh. Unë kam disa fakte që s’i kam bërë publike sepse s’doja të dëmtoja Tean. Asaj i plasi në duar një bombë dhe filloi të kërkonte fajtor.

Dhe ne ishim preja më e lehtë. Duke kërkuar prenë tek ne ata menduan se do dalin të larë, por nuk ndodhi kështu. Është një video e cila mendoj se jemi duke e menduar. Nuk kam dashur t’i dëmtoj më shumë këta të rinj dhe tu shtoja peshën. Por, janë thënë gjëra të pavërteta, por do vijë dhe momenti kur unë do ta them këtë të vërtetë”, u shpreh Muhameti.

Sipas saj Tea ka pasur pëlqim edhe për Andin, sepse ata rrinin gjithë kohën bashkë.

“Ka fakte që rrinin bashkë, përqafohen, dalin e ikin bashkë. Tea nuk është pëlqimi i parë që ka patur në program. Nëse një vajzë më vjen e thotë ‘Do dalë me një çun’, unë nuk do investigoj performancën e saj përtej studios. Por, në dijeninë time ajo ka pasur edhe pëlqime të tjera. Nuk e di nëse kanë qenë vetëm pëlqime”, ka thënë Olsa.

Leave a Reply