“O nusja ime”/ Sara ndahet sërish me Atdheun dhe lidhet direkt me një tjetër? (foto)

Dy ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Atdheu dhe Sara, janë kthyer në një telenovelë të vërtetë. Herë bashkë e herë të ndarë, herë me dedikime romantike e herë me ironi të forta, çifti është thjesht i paparashikueshëm. Vetëm pak ditë pas konfirmimit të ribashkimit të tyre, në rrjet po aludohet se ata mund të jenë ndarë sërish. Shkak është bërë vetë Sara, e cila ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet në krahët e një djali misterioz, portretin e të cilit nuk e ka zbuluar, duke e shoqëruar me emojin e një zemre.

Pas kësaj, fansat vunë re se në njërën prej fotove të Sarës shkruhet një koment “O nusja ime” nga një person i panjohur për publikun. Këtij komenti ish-konkurrentja i është përgjigjur sërish me një emoji zemre. Për më tepër, ajo dhe Atdheu kanë hequr sërish njëri-tjetrin nga lista e personave që ndjekin në Instagram.

Leave a Reply