Zyrtare/ Numërohen 56 kutitë e para, cila parti kryeson

Ka nisur numërimi i kutive të para pothuajse në të gjitha qarqet e vendit. Deri më tani janë numëruar 56 kutitë e para.

Në rang vendi Partia Socialiste ka marrë numrin më të madh të votave me 6809 të tilla. Partia Demokratike ka marrë deri më tani 5089 vota.

LSI-ja ka shkuar deri më tani deri në 1139 vota. Më pas, 143 vota kanë shkuar për PSD-në.

Bashkia e parë që nisi procesin e numërimit ishte ajo e Pustecit. Kjo bashki ishte po e para që e përfundoi numërimin e kutive të votimit, vetëm 7 të tilla, dhe ku fitoi Partia Socialiste./tvklan.al

Leave a Reply