




“Hercai” është seriali më i pëlqyer i momentit, por me zhvillimet e fundit duket se audienca i ka rënë, të paktën në Shqipëri.
Ky serial po transmetohet aktualisht në rreth 100 shtete të botës.




Mirëpo, duket se një lajm aspak i mirë vjen për të gjithë ndjekësit, që pëlqejnë historinë e Miranit dhe të Rejanit.
Produksioni me sa duket ka vendosur që mos ta zvarrisë më historinë dhe ta finalizojë atë.
Është njoftuar se fundi i serialit “Hercai”, do të transmetohet më 25 prill në Turqi, duke mos u rinovuar për një sezon të ri.




Ndërkohë, në Shqipëri, seriali i bie të mbarojë në javën e parë të qershorit.
Sa prej jush e ndjekin këtë serial?