Nuk i takon fëmijët рrej afër një dekade, burri i kërkon falje ish-baѕhkëshortes për mungeѕën e tij ndër vite, ajo e refuzon


Prob lemet ekonomike, mosma rrëveshjet në çift, zënkat, dhu na dhe debatet e vazhdueshme janë shpeshherë shkaktarët që çojnë një familje të madhe drejt ndarjes. E tillë ishte dhe historia e Lekës dhe Mondës që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”.

Leka dhe Monda ishin martuar 20 vite më parë me shkuesi dhe kishin sjellë në jetë 5 fëmijë. Gjithçka në fillim sipas Lekës kishte shkuar mirë, derisa kishin hasur vësht irësi ekonomike. I vetmi që punonte ishte Leka, ndërsa Monda kujdesej për fëmijët dhe paratë që merrte Leka ishin të pamjaftueshme.

Leka në studio rrëfeu se mosm arrëveshjet midis tyre kishin nisur për shkak të gjendjes së tyre të ekonomisë, derisa një moment ata kishin shkuar drejt div orcit.

Tashmë ai kishte 7 vite që nuk i takonte fëmijët e tij, sepse sipas tij, ish-bashkëshortja nuk e lejonte. Ai madje tregoi se nuk e dinte ku ata jetonin sepse Monda ishte larguar së bashku me fëmijët pa i treguar vendin se ku.

Nga ana tjetër, Monda rrëfeu se çfarë Leka kishte thënë nuk janë të vërteta. Sipas saj, Leka nuk i dërgonte paratë e fituara në shtëpi, madje ai as nuk kujdesej për fëmijët. “Ne u ndamë për shkak se ai nuk sillte paratë në shtëpi, madje jam kujdesur unë për fëmijët se ai nuk vinte ndonjëherë në shtëpi. Gjithë kohën lëvizte sa me një vend në një vend tjetër duke na harruar komplet neve.”

Gjithashtu Monda rrëfeu se ajo nuk e ka ndaluar kurrë Lekën që të takonte fëmijët, por se vetë ai nuk është interesuar dhe ka dashur që të shkojë të pyesë për ta. Monda shtoi se ai kishte mbi 7 vite që nuk paguante as detyrimin mujor për ushqimin për fëmijët.

“Monda kam ardhur këtu për të të kërkuar falje publikisht për gjithçka gjë që kam bërë. Dua të takohem përsëri më fëmijët dhe dua t’i kërkoj falje dhe fëmijëve për këtë kohë që kam munguar.”,- u shpreh Leka.

Pavarësisht faljes që kërkoi Leka, Monda nuk e pranoi, por theksoi që kurrë se ka ndaluar dhe nuk do t’a ndalojë atë që të takojë fëmijët e tij. “Vajza e vogël nuk e njeh babain e saj, e ka lënë që një muajshe, as ajo as Leka nuk njihen.

Fëmijët aty kanë qenë, nuk ka ardhur ai, tashmë as fëmijët nuk duan të takojnë më babain e tyre.”,- tha Monda përpara se të largohej nga studioja.

Leave a Reply