Nuk i mbajti dot Iotët, Вieta Ѕulo emoсionohet në emision për 1 arsye shumë të fortë

Të dëgjosh histori të ndryshme kur je moderator, por të mbash një qëndrim të patundur është e vështirë. Shpeshherë gati e pamundur! Kjo i ka ndodhur dhe Bieta Sulos e cila në emisionin e saj ditën e djeshme kishte të ftuar aktorin dhe autorin shqiptar, Çun Lajçi.

Ai ka folur gjatë për infektimin për të dytën herë me Co vid dhe betejën prej 5 muajsh që i është dashur të luftojë.

Ndër të tjera ai tha se nëse do të ndahej nga jeta, pengu i tij më i madh do të mbetej fakti që s’ka mundur të vizitojë varrin e vajzës së ndjerë, Bubulinës, prej 5 muajsh.

Aktori dhe autori lexoi edhe disa vargje, në mes të të cilave fajësonte veten dhe përpiqej të gjente ngushëllim për sëmundjen. Teksa ishte duke lexuar ai nuk mundi të mbante lotët, dhe bashkë me të as Bieta Sulo, e cila u prek shumë nga gjithë rrëfimi i artistit.

“Jam mësuar të shkoj së paku 2 herë në javë atje. Sepse kur e varrosa e kisha të vetmin motivacion që të jetë afër Bjeshkëve, të cilat qeveria e Ramush Haradinaj ia fali Malit të Zi”, tha ndër të tjera mes lotësh aktori. Vajza e vetme e Çun Lajçit, ka humbur jetën rreth 4 vite më parë.

Leave a Reply