




Moderatorja Dajana Shabani ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin“Why not”, të moderatores Roza Lati.
Ajo është vënë përballë disa emrave të njohur të televizioneve që sot drejtojnë emisionet e tyre për të bërë një vlerësim nëse ja vlen apo jo si sponsorizosh si moderator.
Dajana ka dhënë opinionin e saj për disa figura dhe kur është vënë përballë Robert Berishës ajo tha se atë nuk e sponsorizon as si këngëtar dhe as si moderator.




Ajo tha se nuk e sponsorizon as tek kënga Made in Albania që sipas saj është një version i shëmtuar i “Made in Rumania”
Ajo tha se Roberti mund të jetë për ndonjë “Përputhen”, duke ju referuar kështu emisionit që po transmetohet çdo pasdite në “Top Channel”