Nuk e njeh askush burrin që ka në krah, Aurela zbulon pse nuk publikon asnjëherë foto me të

Aurela Hoxha ka qenë gjithmonë e rezervuar për jetën e saj private. Si rrallëherë, ajo ka folur së fundmi rreth shtatzënisë, të birit, bashkëshortit dhe ka ndarë shumë detajeve të reja përballë Aulona Mustës.

Ajo u shpreh se fitoi shumë peshë gjatë shtatzënisë dhe u rikthye në linjat e saj 3 muaj pas solli në jetë të birin.

Ndërkohë, e pyetur rreth partnerit dhe arsyes se pse nuk publikon foto me të, Aurela tha se nuk ndihet e detyruar ta bëjë këtë gjë.

“Ka respektuar shumë zgjedhjet e mia dhe unë jam shumë e lumtur për këtë. Nuk mendoj se ka çifte që nuk ka zënka e probleme, por është një njeri që rrallëherë ndodhë që të më nervozojë.

Edhe nëse e bën di të më qetësojë, është njeri shumë i mirë edhe ajo që vlerësoj më shumë është shpirti dhe mënyra si më bën të ndihem.
Fakti që unë ndihem e plotësuar me të mjafton!”, deklaroi Aurela duke thënë se nuk do të flasë shumë rreth partnerit.

Leave a Reply